Tronditet Italia: Vëllai ia prenë kokën vëllait, pastaj ia hedh nga ballkoni i shtëpisë

Në Pannarano të Italisë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Mbrëmjen e 3 korrikut, dyshohet se një 70-vjeçari i është prerë koka nga vëllai i tij. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur derisa viktima ishte në gjumë. Pas kryerjes së aktit, i dyshuari në këtë rast që është vëllau i viktimës, Benito Miarelli, ka raportuar rastin…

Bota

04/07/2024 12:09

Në Pannarano të Italisë ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Mbrëmjen e 3 korrikut, dyshohet se një 70-vjeçari i është prerë koka nga vëllai i tij. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur derisa viktima ishte në gjumë.

Pas kryerjes së aktit, i dyshuari në këtë rast që është vëllau i viktimës, Benito Miarelli, ka raportuar rastin vetë në Polici. Ai është arrestuar më pas madje pa bërë aspak rezistencë.

Përpos që i preu kokën, i dyshuari theksohet se atë më pas e hodhi nga ballkoni.

Pas arrestimit, i dyshuari në këtë rast më pas është transferuar në burgun e Beneventos, dhe akuzohet  për vrasje të rëndë.

Viktima nga ky rast është Annibale Miarelli, një pensionist 70 vjecar, -ish punëtorë.

Krimi raportohet të ketë ndodhur brenda apartamentit, ku vrasësi ka rrëmbyer një thikë të madhe kuzhine dhe gjatë debatit ka sulmuar vëllain e tij duke e goditur vazhdimisht.

Sipas hetimeve të para theksohet se viktima dhe sulmuesi kishin shumë vite që jetonin së bashku./Lajmi.net/

https://salerno.corriere.it/notizie/cronaca/24_luglio_04/benevento-sgozza-il-fratello-a-coltellate-e-poi-lo-decapita-gettando-la-testa-dal-balcone-arrestato-c65a3ce1-66d5-40a2-8408-68c2f5363xlk.shtml?refresh_ce