Triumfi në Kupën FA ishte special për Guardiolan, ja çfarë ka arritur trajneri

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka arritur që më skuadrën e tij të triumfoj edhe në Kupën FA.

Sport

19/05/2019 11:46

Në finalen e djeshme kundër Watford, skuadra e Guardiolas fitoi bindshëm, me rezultatin e thellë 6:0.

Fitorja ishte shumë e rëndësishme, pasi Man City bëri historinë, duke u bërë skuadra e parë që fiton tripletën angleze.

Por, anash rekordeve me skuadrën, ai trofe ishte me shumë rëndësi edhe për statistikat individuale të Pep Guardiolas.

Pep Guardiola tashmë ka  triumfuar të paktën një herë në secilin trofe që ka garuar si trajner, përcjell lajmi.net.

Ai ka pasur nën drejtim tri skuadra të ndryshme. Më poshtë mund  të shihni se cilat janë garat që Guardiola ka arritur t’i fitoj me këto tri skuadra.

Barcelona: La Liga, Kupa e Mbretit, Liga e Kampionëve, Kupa e Botës për Klube.
Bayern: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë
Man City: Premierligë, Kupa e Ligës, Kupa FA ./Lajmi.net/