Tritol shtyllës linjës 400 KW që lidh Tiranën me Prizrenin e Podgoricën

Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në linjën e transmetimit të energjisë elektrike 400 KW pranë fshatit Krastë të Thumanës.

Lajme

18/03/2019 18:33

Policia sqaron se në mesditë, punonjësit e OST, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia përmes një deklarate paraprake.

Më herët qeveria e denoncoi shpërthimin me tritol, ndërsa përgjegjës bëri Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim se kanë dhënë urdhrin për këtë akt dhune, akuza që u mohuan nga vetë PD-ja.

YouTube player