Trippier konsideron kalimin te United, nis të kërkojë shtëpi në Manchester
Mbrojtësi Kieran Trippier është duke konsideruar të rikthehet në Angli.
Sport
Anglezi pasi fitoi La Ligan me Ateltico Madridin ka nisur të kërkojë shtëpi në Manchester, transmeton lajmi.net.
“Djajtë e Kuq” është klubi kryesor i interesuar për Trippier, me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer që dëshiron të gjejë dikë që të garojë me Aaron Wan-Bissaka për pozitën e krahut të djathtë dhe e sheh Trippier si kandidati kryesor.
Trippier iu bashku Atleticos nga Tottenham dhe ka kaluar dy edicione të shkëlqyera në Madrid.
Trajneri Diego Simeone i ka besuar gjithmonë duke e lejuar të zhvillojë 68 ndeshje.
Mirëpo, në rast që vie oferta e duhur, atëherë Atletico do e konsiderojë ta shesë lojtarin./Lajmi.net/