Tribuna e ‘Plisave’ pushtohet nga Njësia Speciale – vazhdon revolta kundër Remzi Ejupit

‘Plisat’ kanë filluar të shfaqin pakënaqësitë e tyre ndaj kryesisë së klubit.

Sport

13/09/2019 19:24

Tifo-grupi ‘Plisat’, që janë gjithmonë në përkrahje të skuadrës së Prishtinës, duket se janë kthyer kundër kryesisë së kësaj skuadre.

Pas largimit të Mirel Josës nga posti i trajnerit, tifozët e kësaj skuadre besojnë se radhën e kanë edhe disa persona tjerë që të largohen.

Sot, në ndeshjen që skuadra e tyre po e zhvillon kundër Llapit, ‘Plisat’ po ‘protestojnë’ kundër Remzi Ejupit.

Fillimisht, ata hodhën mjete piroteknike në fushën e blertë, për të ndërprerë lojën për pak minuta, kurse më pas vazhduan edhe me fyerje drejt kryetarit të skuadrës.

Arrestime të tifozëve kishte pasur edhe jashtë stadiumit, por pas këtyre ngjarjeve, Njësia  Speciale e Policisë së Kosovës ka ‘pushtuar’ tashmë tribunën ku qëndrojnë ‘Plisat’. /Lajmi.net/