Tri super ndeshje në “Euro 2016”
“Euro 2016” sot ka në program tri ndeshje shumë interesante.
Sport
“Euro 2016” do të bëhet edhe më interesant në ditën e sotme pasi në program janë tri duele interesante.
Fillimisht, Italia takohet me Suedinë me fillim në ora 15:00 në kuadër të Grupit E.
Kurse, më pas vijnë dy takimet e Grupit D.
Republika Çeke ndeshet me Kroacinë në ora 18:00, përcjell “Lajmi.net”.
Ndërsa në ora 21:00 do të fillojë ballafaqimi mes Spanjës dhe Turqisë.