Musliu-Shoshi kritikon Konjufcën: E kujton rastin e gazit në Kuvend me tone ironike

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas fjalimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme për diskutim lidhur me çështjen e presidentit. Përmes një postimi në facebook, Musliu-Shoshi ka rikujtuar përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend në të kaluarën, duke e shoqëruar reagimin e saj me…

Lajme

27/04/2026 19:45

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas fjalimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme për diskutim lidhur me çështjen e presidentit.

Përmes një postimi në facebook, Musliu-Shoshi ka rikujtuar përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend në të kaluarën, duke e shoqëruar reagimin e saj me pamje nga ajo kohë.

“Në imagjinatën e kujt është kjo?”, ka shkruar Musliu-Shoshi.