Tri raste të dhunës në familje në Kosovë, të gjitha në rajonin e Dukagjinit

Tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Të trija këto raste kanë ndodhur në rajonin e Dukagjinit, saktësisht në Pejë dhe Klinë, shkruan lajmi.net. Rastet e raportuara: Pejë 19.09.2026-NN. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.…

Lajme

21/09/2026 09:08

Tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Të trija këto raste kanë ndodhur në rajonin e Dukagjinit, saktësisht në Pejë dhe Klinë, shkruan lajmi.net.

Rastet e raportuara:

Pejë 19.09.2026-NN. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Klinë 20.09.2026-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Pejë 20.09.2026-18:10. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka tentuar ta sulmoj një femër kosovare dhe gjatë tentativës për ta larguar, e dyshuara ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, i cili ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.