Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Një prej tyre ishte në Prishtinë ku viktima ishte mashkull. Një rast tjetër u raportua në Pejë ku viktima femër u sulmua fizikisht nga i dyshuari mashkull. E një rast tjetër u raportua të ketë ndodhur në Rahovec, ku policia ka arrestuar…
Lajme
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.
Një prej tyre ishte në Prishtinë ku viktima ishte mashkull. Një rast tjetër u raportua në Pejë ku viktima femër u sulmua fizikisht nga i dyshuari mashkull.
E një rast tjetër u raportua të ketë ndodhur në Rahovec, ku policia ka arrestuar të dyshuarin.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 20.01.2025-22:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht ankuesin mashkull kosovar. Lidhur me rastin e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 19.01.2025-NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec 19.01.2025, 16:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/