Tri mungesa të mëdha në stërvitjen e Real Madrid para ndeshjes ndaj Man City
Real Madrid po zhvillon sot një seancë stërvitore para ndeshjes kundër Manchester City.
Sport
‘Los Blancos’ presin skuadrën e Manchester City për ndeshjen e dytë gjysmëfinale, në kuadër të Champions League.
Para kësaj ndeshje, Reali ka disa telashe me lëndimet. Sot, në fillim të seancës stërvitore nuk janë parë David Alaba, Eden Hazard e as Gareth Bale, përcjell lajmi.net.
Carlo Ancelotti duhet të gjejë alternativat e tij për këto mungesa. Më e rëndësishmja për trajnerin është ajo e David Alaba.
Real Madrid duhet të përmbysë ‘Citizens’ nëse duan biletën për finale. Ata humbën ndeshjen e parë me rezultatin 4:3. /Lajmi.net/