Tri mënyra për të dërguar video nga një ‘iPhone’ në një smartfon ‘Android’

AirDrop është një nga karakteristikat më interesante në iPhone dhe pajisjet e tjera të Apple.

Auto & Tek

17/09/2019 09:38

Me disa mundësi në ekran, përdoruesit e iPhone mund të ndajnë fotografi, shënime, informacione për kontakte dhe shumë lloje të tjera të të dhënave. AirDrop madje lejon që pajisjet e iOS të ndajnë skedarë të mëdhenj, si video, brenda disa sekondave me përpjekje minimale, transmeton lajmi.net.

Çështja është se tipari AirDrop është rreptësisht i kufizuar në komunikimin midis pajisjeve Apple. Nëse doni të ndani një video me dikë që përdor një smartphone Android, do të duhet të gjeni rrugë alternative.

Ja tri prej alternativave për të ndarë video  prej iPhone-it në pajisje të Android:

Dërgimi i videos përmes imellës ose të shkruarit

Nëse po përpiqeni të dërgoni një video nga një iPhone në një pajisje Android dhe klipi është më i gjatë se 15 ose 20 sekonda, zakonisht mund ta dërgoni atë si shtojcë përmes imellës ose tekstit.

Kufiri i madhësisë së imellës është 20 megabajt për disa platforma, dhe 25 MB për të tjerët, por në shumicën e rasteve videot e shkurtra do të kalojnë pa problem.

Si të dërgoni një video më të gjatë nga një iPhone në smartfon Android duke përdorur shërbimin ‘cloud’

Për të shkëmbyer një video nga iOS-i në Android përmes Drive, së pari instaloni aplikacionin Drive ose hapeni atë nëse e përdorni tashmë.

1. Në aplikacionin Drive, shtypni simbolin shumëngjyrësh plus (+) në këndin e poshtëm të djathtë dhe pastaj prekni mbi “Upload”.

2. Më pas, zgjidhni opsionin”Photos and Videos”, pastaj gjeni videon që dëshironi të dërgoni nga galeria e iPhone-it.

3. Vendosni fajllin, pastaj lokalizoni videon në Drive-in tuaj duke kërkuar ‘recent files’.

4. Prekni të tre pikat pranë fajllit, zgjedhni opsionin ‘share’ dhe më pas shkruani imellën e përdoruesit të Android.

Si të dërgoni një video nga iPhone në Android duke përdorur një aplikacion tjetër të palës së tretë

Aplikacioni Send Anywhere e lehtëson ndarjen e videove (dhe fajllave të tjerë) nga iPhone në Android.

Thjesht instaloni aplikacionin falas, lejojeni që ai të hyjë në galerinë tuaj dhe pastaj të gjeni videon që dëshironi të dërgoni. Prekni rrethin në të majtë të videos për ta zgjedhur atë dhe pastaj prekeni opsionin ‘send’.

Aplikacioni do të gjenerojë një kod gjashtë shifror dhe më pas do të fillojë të kërkojë për pajisjet afër.

Pasi të gjendet, do t’iu kërkohet të përdorni të njëjtin kod, dhe më pas transferimi do të fillojë. /Lajmi.net/