Trepça në finale, fiton ndeshjen dramatike ndaj Prishtinës

Trepça është finalistja e parë e ‘Play-offit’ në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Trepça në gjysmëfinale ka shënuar dy fitore ndaj Prishtinës. Fitoren e dytë dhe vendimtare, skuadra mitrovicasve e arriti të dielën në kryeqytet. Ndeshja dramatike përfundoi 32:31 në të mirë të Trepçës. Golin e fitores e shënoi Deniz Terziqi në minutën e…

Sport

14/05/2023 20:18

Trepça është finalistja e parë e ‘Play-offit’ në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Trepça në gjysmëfinale ka shënuar dy fitore ndaj Prishtinës.

Fitoren e dytë dhe vendimtare, skuadra mitrovicasve e arriti të dielën në kryeqytet. Ndeshja dramatike përfundoi 32:31 në të mirë të Trepçës. Golin e fitores e shënoi Deniz Terziqi në minutën e 59-të.

Te rezultati 31:31, Oltion Beshiri i Prishtinës nuk realizoi penallti.

Prishtina e nisi më mirë ndeshjen dhe ishte në epërsi deri në minutën e 25-të. Epërsia e Prishtinës në disa raste ishte tri gola.

Në pesë minutat e fundit të pjesës së parë Trepça kishte më shumë nga loja dhe shkoi në pushim me epërsi 15:14.18:14 u rrit epërsia në pjesën e dytë në të mirë të mitrovicasve.

Prishtina u afrua ngadalë dhe barazoi në 26:26 në minutën e 47-të. Më pas u luajt për secilin gol, por në fund më të koncentruar ishin mysafirët që shënuan fitore.

Terziqi e Yassine Henahen i shënuan nga shtatë gola për Trepçën. Shpëtim Mehmeti i kishte gjashtë, ndërsa Lulzim Shabani pesë. Kontribut në fitore dhanë edhe portierët.

Sergio Barreto i shënoi dhjetë gola për Prishtinën. Gjashtë i kishte Albi Gjuka, ndërsa pesë i shënoi Rron Ramadani. Katër gola i shënoi kapiteni Oltion Beshiri./Lajmi.net/