Trepça mposhtë edhe Vëllaznimin
Trepça ka vazhduar serinë pozitive në ProCredit Superligë, duke shënuar fitore të rëndësishme në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 73:78, në kuadër të javës së 16-të. Kampionët aktualë e nisën ndeshjen fuqishëm, duke krijuar epërsi të hershme dhe duke mbyllur çerekun e parë me diferencë bindëse. Edhe pse vendasit u përmirësuan dukshëm në pjesën e…
Sport
Trepça ka vazhduar serinë pozitive në ProCredit Superligë, duke shënuar fitore të rëndësishme në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 73:78, në kuadër të javës së 16-të. Kampionët aktualë e nisën ndeshjen fuqishëm, duke krijuar epërsi të hershme dhe duke mbyllur çerekun e parë me diferencë bindëse.
Edhe pse vendasit u përmirësuan dukshëm në pjesën e dytë dhe arritën të afrojnë rezultatin në momentet vendimtare, Trepça menaxhoi mirë minutat e fundit, duke treguar pjekuri dhe qetësi për të siguruar fitoren e radhës në kampionat.
Te Vëllaznimi u dallua Jericole Hellems me 23 pikë dhe gjashtë kërcime, ndërsa te Trepça kontribut të rëndësishëm dhanë Akili Vining me 18 pikë, si dhe Mustapha Amzil e Kenneth Hasbrouck me nga 14 pikë secili.
Pas kësaj jave, Vëllaznimi numëron pesë fitore e 11 humbje, ndërsa Trepça forcon pozitën me 13 fitore dhe tri humbje.