“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, thuhet se kryen shkelje të rënda disiplinore

 Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar për largimin nga puna të dy punëtorëve të saj, kjo pasi siç thuhet të njëjtët kanë kryer shkelje disiplinore Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës. “Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e…

Lajme

15/11/2024 18:25

 Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar për largimin nga puna të dy punëtorëve të saj, kjo pasi siç thuhet të njëjtët kanë kryer shkelje disiplinore

Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.F.G, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti që nga data 30.10.2024 ka munguar në punë. Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7138 të dt. 15.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.F.G”, u tha në njoftim.

Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin, ku dhe ka liruar nga detyra punëtorët në fjalë.

“Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.F.L, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti që nga data 4.10.2024 ka munguar në punë . Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7139 të dt. 15.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.F.L”, thuhet në njoftim./Lajmi.net