Treni më i shpejtë në botë, ja me çfarë shpejtësie ecën

21:59 | 12 Maj 2019

Japonia ka prezantuar trenin më të shpejtë në botë, që ecën me një shpejtësi rekord prej 360 kilometrash në orë.

Alfa-X posedon dhjetë vagona, si dhe një pjesë të përparme të njohur si hundë, të gjatë 22 metra dhe të thepisur për të prerë ajrin, transmeton lajmi.net.

Shpejtësia e lartë, nuk është i vetmi element që e përbënë atë, pasi treni posedon edhe një teknologji të avancuar. Frenat që ndalojnë me ajër dhe tavani i lidhur me një rrjet magnetik, janë krijuar që t’i shtojnë sa më shumë sigurinë.

“Zhvillimi i gjeneratës së re, është bërë që të ketë performancë shumë të lartë, nivel të lartë rehatie, sistem superior orientimi në ambient dhe mirëmbajtje të avancuar” thuhet në raportin zyrtar të lëshuar nga themeluesit e trenit.

Rekordin për trenin më të shpejtë vazhdon ta ketë  Japonia, me një tren për në Francë, që arrin deri në 321 kilometra në orë. /Lajmi.net/