Trendi bizar: Njerëzit po heqin pjesën e brendshme të veshit

Artisti i modifikimit të trupit Chai Maibert ndau një foto të "heqjes së kallëpëve" në mediat sociale, që prej atëherë është ndarë nga mijëra njerëz dhe ka parë shumë shaka për pamjen e veshëve të njeriut.

Fun

18/03/2019 16:17

“Heqja e kallëpëve”, siç tregohet edhe nga emri, përfshin heqjen kirurgjike të kallëpëve të veshit, e cila është pjesa qendrore e veshit të jashtëm – i njohur edhe si kuarc, transmeton lajim.net..

Një shtetas australian e ka hequr pjesën e brendshme të veshit të tij, për të ndryshuar qëllimisht pamjen e tyre kozmetike dhe për të arritur një pamje më unike.

“Kjo mund të dëmtojë aftësinë tuaj të dëgjimit të zërit gjatë javës së parë ose të dytës, deri sa mendja juaj të mësohet me veshin e ri”, ka deklaruar artisti Mairbert.

Forma e veshit të jashtëm gjithashtu i mundëson një personi të tregojë se nga vjen tingulli, aftësi kjo që do të ishte e diskutueshme në rast se heqet kjo pjesë.

Megjithatë, ende nuk ka pasur ndonjë reagim në lidhje me këtë çështje nga profesionistët shëndetësor. /Lajmi.net/