Tregtari miliarder i diamanteve vdes gjatë operacionit të zmadhimit të penisit

Një tregtar ka vdekur pas 'vuajtjes së një sulmi në zemër' gjatë një operacioni të zmadhimit të penisit në Paris.

Fun

06/03/2019 18:01

Ehud Arye Laniado, 65 vjeç, ishte në një klinikë private të paidentifikuar në kryeqytetin francez të shtunën kur komplikimet gjatë operacionit u vërtetuan të jenë fatale, transmeton lajmi.net.

Sulmi në zemër i ekspertit të diamantit ndodhi kur një substancë u injektua në penisin e tij, raportojnë mediat belge.

Një mik i Laniados, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha se ishte ‘gjithmonë i fokusuar në pamjen e tij dhe në atë sesi e perceptonin të tjerët’.

“Argjentinasi, kështue quanim atë në Omega Diamonds sepse ai dukej si një balerin i tangos”, deklaroi miku i të ndjerit.

Laniado thuhet se kishte në pronësi apartamentin më të shtrenjtë në Monako vlerë më shumë se 35 milionë euro, si dhe një shtëpi në periferi.

Në vitin 2015, Laniado ia shiti diamantin më të shtrenjtë në botë, të quajtur Hëna Blu, biznesmenit të Hong Kongut dhe i dënuar për kriminel Joseph Lau Luen Hung për 45 milionë euro. /Lajmi.net/