Tre yjet që refuzuan Liverpoolin

Liverpool ka shprehur interesim për transferimin e njërit mes Radamel Falcao, Edinson Cavani e Karim Benzema. Por, ka marrë tri përgjigje identike: “Jo”.

Sport

14/08/2014 15:47

Liverpool ka marrë tri përgjigje negative në përpjekje për transferimin e njërit mes Radamel Falcao, Edinson Cavano ose Karim Benzema. Brendan Rodgers vazhdon kërkimin për një zëvendësim të Luis Suarezit i cili u largua nga klubi duke iu bashkuar Barcelonës.

Dhe, sipas gazetarit të BBC Sport, Ben Smith, Liverpool u refuzua në përpjekjet për angazhimin e Cavanit, Falcaos dhe Benzemas nga Paris Saint-Germain, Monaco dhe Real Madrid.

Smith po ashtu ka bërë të ditur se sulmuesi i Chelseas, Samuel Eto’o është opsion, njësoj sikurse sulmuesi i Swanseas, Wilfriend Bony.