Tre vite nga vdekja tragjike e legjendës së NBA, Kobe Bryant

Sot tre vite më parë, Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij, Gianna, dhe shtatë persona të tjerë vdiqën në një aksident tragjik me helikopter në qytetin e Kalifornisë Jugore, Calabasas. Ndërsa lajmi për vdekjen e “Black Mambas” u publikua, bota e sportit ishte në zi. Në moshën 41 vjeçare, Kobe po kalonte në…

Sport

27/01/2023 16:12

Sot tre vite më parë, Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij, Gianna, dhe shtatë persona të tjerë vdiqën në një aksident tragjik me helikopter në qytetin e Kalifornisë Jugore, Calabasas.

Ndërsa lajmi për vdekjen e “Black Mambas” u publikua, bota e sportit ishte në zi.

Në moshën 41 vjeçare, Kobe po kalonte në një kohë të lumtur me familjen, por gjithçka më pas u shua. Ai dhe vajza e tij ishin rrugës për një ndeshje të basketbollit për të rinj, në të cilën Bryant ishte në rolin e trajnerit, raporton lajmi.net.

Ai nuk ishte më legjenda që solli pesë tituj të NBA për Los Angeles Lakers. Ai po jetonte atë jetë në pension, një jetë që u përqendrua te vajzat e tij dhe gruaja e dashur, Vanessa.

Por, më 27 janar të vitit 2020, Kobe Bryant vdiq tragjikisht. Vajza e tij e vogël vdiq bashkë me të. Shtatë shpirtra të tjerë, John, Keri dhe Alyssa Altobelli, Sarah dhe Payton Chester, Christina Mauser dhe Ara Zobayan kishin përjetuar gjithashtu vdekjen e tyre të parakohshme./Lajmi.net/