Tre të arrestuar për krim të organizuar dhe sekuestrim i pasurisë mbi 1 milion euro, Sveçla: Lufta kundër grupeve kriminale po vazhdon

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me aksionin e Policisë, AKI-së dhe Prokurorisë që ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash, si dhe me sekuestrimin e pasurisë në vlerë mbi një milion euro. Ai ka thënë se lufta…

Lajme

26/11/2026 13:07

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me aksionin e Policisë, AKI-së dhe Prokurorisë që ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash, si dhe me sekuestrimin e pasurisë në vlerë mbi një milion euro.

Ai ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar dhe grupevev kriminale po vazhdon pa kompromis.

“Institucionet e sigurisë mbeten të përkushtuara në identifikimin, hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale, pavarësisht formës dhe mënyrës së veprimtarisë së tyre. Çdo aktivitet kriminal që synon përfitimin e paligjshëm dhe cenon sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve do të përballet me zbatimin e ligjit”, ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: