Moment emocionues në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafoj djalin që tentoi ta vriste
Një moment emocionues ka ndodhur sot në seancën e Apelit. Në këtë seancë po gjykohej Arlind Sadiku, i dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me katër vjet burgim për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” ndaj babait të tij, ka dalë sot para Gjykatës së Apelit. Seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj aktgjykimit të…
Lajme
Një moment emocionues ka ndodhur sot në seancën e Apelit.
Në këtë seancë po gjykohej Arlind Sadiku, i dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me katër vjet burgim për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” ndaj babait të tij, ka dalë sot para Gjykatës së Apelit.
Seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj aktgjykimit të shkallës së parë u mbajt në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit. I pranishëm ishte edhe babai i Sadikut, në cilësinë e të dëmtuarit.
Gjatë adresimit para trupit gjykues, Sadiku ka deklaruar se në momentin e kryerjes së veprës nuk ka qenë në vetëdije. Ai ka thënë gjithashtu se është pajtuar me të atin.
I pyetur nëse kërkon dënimin apo lirimin e të birit, babai ka kërkuar që Sadiku të mos mbahet në burg, por t’i mundësohet rehabilitimi.
Rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur në Prizren, për të cilën Gjykata Themelore në Prizren e kishte shpallur Sadikun fajtor dhe i kishte shqiptuar katër vjet burgim. Ky aktgjykim tashmë është objekt shqyrtimi në shkallën e dytë.
Në fund të seancës, babai ka kërkuar ta përqafoj djalin e tij.
Video: