Sadiku – Bajramit të Vetëvendosjes: Ke votuar një person me shkollë të mesme për Këshillin e Shkencës
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, është përplasur me deputetin e Vetëvendosjes, Alban Bajrami lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës. Sadiku i është drejtuar Bajramit të VV’së, duke thënë se ky i fundit ka votuar për një person ‘’me shkollë të mesme’’ që të bëhet anëtar i këtij këshilli.,…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, është përplasur me deputetin e Vetëvendosjes, Alban Bajrami lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.
Sadiku i është drejtuar Bajramit të VV’së, duke thënë se ky i fundit ka votuar për një person ‘’me shkollë të mesme’’ që të bëhet anëtar i këtij këshilli.,
‘‘Zoti Bajrami vetëm me u kyç në këtë temë, sapo e ke votu para tre minutave, një person me shkollë të mesme për Këshill Kombëtar të Shkencës, e ki ngrit dorën. Do të thotë, unë jam i sigurt që ekziston një person në Kosovë, që ka punime shkencore, që është militant i VV’së, por që e ka fakultetin e kryer. Tash jam tu hulumtu i paska 14 provime të kryera prej 40 provimeve, në FSHMN, jo në Harvard. Tash unë nuk po dyshoj në profesionalizimin e tij në sferën e vet, po besoj që mirë shumë, po besoj që është njeri i mirë dhe aktivist i mirë i Lëvizjes tuaj, por një bachelor po besoj është dashtë me kry kur hin në Këshill Kombëtar të Shkencës”, ka thënë Sadiku mes tjerash.