Tre të arrestuar nga një aksion policor në Kumanovë

Sot pasdite ka ndodhur një aksion policor në Kumanovë, me ç’rast janë arrestuar tre persona.q

Lajme

23/04/2015 23:16

Bëhet fjalë për vëllezërit Rexhepi, njëri prej të cilëve, Rexhep Rexhepi është veteran i tre luftërave, asaj të UÇPMB-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe UÇK-së.

Rexhepi është edhe invalid i luftës.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit e tij, Shefket Rexhepi dhe një tjetër i cili është inspektor i policisë.

Familjarët e të arrestuarve thonë për Alsat-M se gjatë bastisjes policia nuk ka gjetur asgjë në shtëpinë e të arrestuarve.

Aksionin  e kanë konfirmuar edhe nga MPB-ja, mirëpo informata më të hollësishme kanë paralajmëruar gjatë ditës së nesërme.

Më vonë policia maqedonase ka reethuar dhe bastisur shtëpi edhe në Saraj të Shkupit dhe në Kondovë, vendbanime këto të bvanuara me shqiptarë.

Sipas pohimeve të MPB-së, aksuioni po zhvillohet për të zbuluar një grup prej rreth 50 kosovarëve që gjoja kanë hyrë në Maqedoni.

YouTube player