Tre refugjatë mbyten në Gjevgjeli

Tre refugjatë janë mbytur, ndërsa 23 të tjerë kanë shpëtuar gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin Suva Reka, njoftuan disa OJQ, sipas Anadolu Agency.

Lajme

14/03/2016 22:58

“Tre persona janë mbytur në Gjevgjeli, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e identitetit të tyre. Ekipet janë në terren dhe po kryejnë hetimet”, konfirmuan për AA-në nga Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme.

Organizatat joqeveritare informojnë se incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, kur dy burra dhe një grua kanë humbur jetën, ndërsa 23 persona janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në qendrën tranzitore ”Vinojug” ku po marrin ndihmën mjekësore.