​Ngjarjet e datës 8 maj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës në Saradran, bën homazhe te lapidari i fshatit. (Saradran, Istog, ora 08:30) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te lapidari i tre dëshmorëve të fshatit Saradran, Demush Mavraj, Ibish Mavraj dhe Bekim Mavraj. (Saradran, Istog, ora 08:45) Demokraci Plus mban konferencë…

Lajme

07/05/2024 23:09

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës në Saradran, bën homazhe te lapidari i fshatit. (Saradran, Istog, ora 08:30)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te lapidari i tre dëshmorëve të fshatit Saradran, Demush Mavraj, Ibish Mavraj dhe Bekim Mavraj. (Saradran, Istog, ora 08:45)

Demokraci Plus mban konferencë për media ku do të publikohet analiza e shkurtër: Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës – alarm për luftimin e korrupsionit në prokurim publik. (Zyret e Demokraci Plus, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. (Kuvendi Komunal Prizren, ora 12:00)

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për media, shpaloset e bashkëpunimit mes FBK-së dhe Korporatës Rugove. (Zyret e FBK-së, ora 13:30)

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:30)

Lansohet platforma online për komunitetet të zhvilluar nga OJQ Qendra për Mbrojtjen e Kulturës Demokratike (ACDC) në bashkëpunim me Zyrën për Çështje të Komuniteteve nën Zyra e Kryeministrit. (Salla e konferencave ‘Mona’ të ndërtesës Capital Gate, Prishtinë, ora 14:30)