Tre persona të lënduar në aksident trafiku në Lupq
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Lupç, ku si pasojë janë lënduar tre persona. Rastin për lajmi.net e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. “Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Lupç, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Rastin për lajmi.net e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.
“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinës-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, u shpreh ajo./lajmi.net/