Kurti dorëzon Planin Strategjik të UNKT – falënderon OKB-në për mbështetjen në rrugën e zhvillimit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Stephen O’Malley. Gjatë takimit, kryeministri Kurti dorëzoi formalisht dokumentin e miratimit të Planit Strategjik të UNKT 2026–2030, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për avancimin e prioriteteve…

Lajme

22/05/2026 19:02

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Stephen O’Malley.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti dorëzoi formalisht dokumentin e miratimit të Planit Strategjik të UNKT 2026–2030, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për avancimin e prioriteteve zhvillimore të Kosovës dhe zbatimin e Agjendës 2030, transmeton lajmi.ne.

Ai theksoi se prioritetet e identifikuara në Planin Strategjik – si zhvillimi i kapitalit njerëzor, llogaridhënia në qeverisje, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik – përputhen me prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe nevojat e qytetarëve.

Kryeministri në detyrë shtoi se qëllimi është që këto prioritete të përkthehen në përmirësime konkrete: shërbime më të mira, më shumë vende pune, institucione më të forta dhe zhvillim të qëndrueshëm që përfshin të gjitha komunitetet.

Ai gjithashtu falënderoi Ekipin e OKB-së për mbështetjen, angazhimin dhe ekspertizën në rrugën e zhvillimit të Kosovës.

Komunikata e plotë: 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Stephen O’Malley.
 
Gjatë takimit, kryeministri në detyrë Kurti dorëzoi formalisht dokumentin e miratimit të Planit Strategjik të UNKT 2026–2030, ndërsa u riafirmua përkushtimi i përbashkët për avancimin e prioriteteve zhvillimore të Kosovës dhe zbatimin e Agjendës 2030.
 
Ai theksoi se prioritetet e identifikuara në Planin Strategjik, si zhvillimi i kapitalit njerëzor, llogaridhënia në qeverisje, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, përputhen me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
 
Kryeministri në detyrë shtoi se synimi është që këto prioritete të shndërrohen në përmirësime konkrete: shërbime më të mira, më shumë vende pune dhe mundësi punësimi, institucione më të forta dhe zhvillim të qëndrueshëm, nga i cili përfitojnë të gjitha komunitetet.
 
Ai falënderoi Ekipin e Kombeve të Bashkuara për mbështetjen, angazhimin, eksperizën dhe kontributin në rrugën e zhvillimit të Republikës së Kosovës./lajmi.net/