Tre persona në Ferizaj përfundojnë në pranga, njëri për vjedhje e dy të tjerë për pengim të detyrës së zyrtarëve policorë
Dje rreth orës 19:00, Policia është njoftuar për dy raste të ndryshme vjedhjesh në dy lokale të Ferizajt. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje me ç’rast edhe kanë identifikuar dhe arrestuar 58 vjeçarin e dyshuar për veprën penale. Ndërkaq, në lidhje me rastin janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për shkak se të njëjtët…
Lajme
Dje rreth orës 19:00, Policia është njoftuar për dy raste të ndryshme vjedhjesh në dy lokale të Ferizajt.
Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje me ç’rast edhe kanë identifikuar dhe arrestuar 58 vjeçarin e dyshuar për veprën penale.
Ndërkaq, në lidhje me rastin janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për shkak se të njëjtët tentuan të pengonin arrestimin e personit të lartcekur.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit e stacionit të Ferizajt, të cilët pas një pune intensive në terren, në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë kanë identifikuar të dyshuarin E.D ( M/K) i moshës 58 vjeçar, të cilin në një bodrum të një banese në rrugën ‘’12 Qershori ‘’ në Ferizaj e kanë arrestuar , ndërsa janë arrestuar edhe dy persona tjerë : E.N ( M/K) i moshës 31 vjeçar dhe U.E ( M/K) i moshës 42 vjeçar, të cilët kanë penguar zyrtarët policor, derisa kanë arrestuar të dyshuarin E.D”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje në njoftim thuhet se tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit të shtetit, personat : E.D dhe E.N janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa U.E është liruar për procedurë të rregullt hetimore./Lajmi.net