Tremujor i shtrenjtë për partitë politike: VV shpenzoi rreth 281 mijë euro e partitë e tjera më pak, vetëm LDK nuk publikon donacionet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar shpenzimet e partive politike në Kosovë, gjatë tre mujorit të dytë të vitit, e që përfshin muajt prill, maj dhe qershor. Këta muaj që ishin edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, kanë sjell edhe shpenzime më të mëdha të partive politike për shkak të fushatës që e kanë mbajtur,…

Lajme

20/07/2026 12:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar shpenzimet e partive politike në Kosovë, gjatë tre mujorit të dytë të vitit, e që përfshin muajt prill, maj dhe qershor.

Këta muaj që ishin edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, kanë sjell edhe shpenzime më të mëdha të partive politike për shkak të fushatës që e kanë mbajtur, ku përfshihen takimet me qytetarë, organizimet e tubimeve brenda dhe jashtë vendit si dhe shpenzime të tjera në kuadër të fushatës.

Shpenzimet e partive politike më të mëdha në vend janë të larta, ndërkaq radhitja e tyre bazuar në këto shpenzime është e njëjtë me radhitjen sipas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Lëvizja Vetëvendosje, prin me vlerën e shpenzimeve në këtë tre mujor, ku gjithsej ka shpenzuar 280 mijë e 900 euro, shkruan lajmi.net.

Shpenzimi më i madh i kësaj partie ishte për pagat e punëtorëve, në vlerë prej 174 mijë e 741 euro. Pas tyre, 102 mijë euro u shpenzuan për mallra dhe shërbime, ndërsa 55 mijë euro për pagesën e qirasë. Për blerjen e mallrave dhe shërbimeve u shpenzuan 17 mijë e 816 euro, 7 mijë euro për karburante për automjete, 6 mijë e 445 euro për shërbime të telekomunikimit, 4 mijë e 748 euro për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve, si dhe rreth 4 mijë e 200 euro për shpenzime komunale. Po ashtu, partia shpenzoi 1 mijë e 150 euro për shërbime të ndryshme, 1 mijë e 136 euro për marketing, ndërsa 992 euro për mobilje dhe pajisje, shkruan lajmi.net.

Për dallim nga VV, partia e dytë e dal nga zgjedhjet e 7 qershorit, PDK ka shpenzuar rreth 40 mijë euro më pak.

Sipas deklarimit të saj në KQZ, gjatë muajve prill, maj dhe qershor, PDK ka shpenzuar gjithsej 240 mijë e 165 euro. Shpenzimi më i madh ishte për mallra dhe shërbime, në vlerë prej 147 mijë e 96 euro, ndërsa 80 mijë e 103 euro u shpenzuan për pagat e punëtorëve. Po ashtu, partia shpenzoi rreth 40 mijë euro për marketing, 13 mijë euro për mirëmbajtje dhe riparime të tjera, 10 mijë e 390 euro për shpenzime të ndryshme, 4 mijë e 850 euro për mobilje dhe pajisje me vlerë prej 1 mijë deri në 5 mijë euro, 3 mijë e 284 euro për qira, 2 mijë e 574 euro për shpenzime komunale, 2 mijë e 330 euro për llogari përllogaritëse për avance, 2 mijë euro për karburant, 1 mijë e 766 euro për dreka zyrtare, 917 euro për regjistrim dhe sigurim, 107 euro për shërbime të telekomunikimit dhe 74 euro për mobilje dhe pajisje me vlerë të vogël, shkruan lajmi.net.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, LDK ka shpenzuar gjithsej 172 mijë e 763 euro. Shpenzimi më i madh ishte për pagat e punëtorëve, në vlerë prej 82 mijë e 967 euro. Pas tyre, partia shpenzoi 44 mijë e 368 euro për marketing, 34 mijë e 396 euro për qira, 4 mijë e 614 euro për dreka zyrtare, 1 mijë e 802 euro për mallra dhe shërbime, 1 mijë e 297 euro për shërbime të telekomunikimit, 1 mijë e 186 euro për shpenzime kapitale, 1 mijë euro për Termokos, 799 euro për mirëmbajtjen e automjeteve dhe 479 euro për shpenzime komunale.

 

Aleanca ka shpenzuar gjithsej 78 mijë e 232 euro për muajt prill, maj dhe qershor.

Partia ka shpenzuar 36 mijë e 352 euro në shpenzime të pakategorizuara, ndërsa 21 mijë e 917 euro për pagat e punëtorëve. Po ashtu, janë ndarë 20 mijë euro për blerjen e zyrave, 15 mijë e 481 euro për shërbime të telekomunikimit, 1 mijë e 801 euro për shpenzime komunale, 1 mijë e 480 euro për mirëmbajtje dhe riparime të tjera, si dhe 1 mijë e 200 euro për blerjen e mallrave dhe shërbimeve.

Nga i morën partitë një pjesë të parave?

Vetëvendosje përveç parave të ndara nga KQZ, kanë marrë edhe donacione.

Gjatë këtyre muajve, ata i kanë marrë donacion 900 euro nga anëtarë të partisë dhe jashtë saj.

PDK ka marrë donacion gjithsej 23 mijë e 400 euro.

Lista e personave që kanë dhënë donacione:

LDK nuk ka dorëzuar listë të donacioneve.

AAK gjatë këtyre tre muajve ka marrë donacion në vlerë 6 mijë euro.

Lista e personave që kanë dhënë donacione.

KQZ në mbledhjen që ka mbajtur me 14 korrik të këtij viti, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 10% e fondit për mbështetjen e punës së deputetëve/grupeve parlamentare do të ndahet me vendim të veçantë të KQZ-së.

Sipas Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, mjetet nga Fondi ndahen në mes të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrimit të ulëseve. /Lajmi.net/

Shuma që do të fitoj secila parti: