Erërat e forta shkaktojnë dëme në fshatin Busi, komuna ndërhyn për eliminimin e rrezikut
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka ndërhyrë në fshatin Busi, në lagjen Pepaj, pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e fuqishme që përfshinë zonën. Sipas njoftimit, ekipet komunale kanë larguar katër shtylla dhe kabllot e dëmtuara, me qëllim të eliminimit të rrezikut dhe garantimit të sigurisë për banorët. Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike është bërë e…
Lajme
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka ndërhyrë në fshatin Busi, në lagjen Pepaj, pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e fuqishme që përfshinë zonën.
Sipas njoftimit, ekipet komunale kanë larguar katër shtylla dhe kabllot e dëmtuara, me qëllim të eliminimit të rrezikut dhe garantimit të sigurisë për banorët.
Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike është bërë e ditur se ekipet kanë reaguar menjëherë pas raportimit të dëmeve, duke ndërmarrë masat e nevojshme për normalizimin e situatës në terren.
Institucioni ka theksuar se mbetet i angazhuar për reagim të shpejtë në rastet e fatkeqësive natyrore dhe do të vazhdojë monitorimin e zonave të prekura, për të ndërhyrë kudo që paraqitet nevoja. /Lajmi.net/