Tre mënyra për të zgjedhur emrin e fëmijës tuaj

Kur ju duhet të gjeni një emër për një fëmijë që po vjen, mund të jetë vërtet një detyrë e vështirë.

Lifestyle

18/01/2022 18:54

Çdo prind përpiqet të zgjedhë atë që do t’i përshtatet në mënyrë të përsosur fëmijës dhe të portretizojë personalitetin e tij, transmeton lajmi.net.

Ekspertja e ‘BabyCenter’, Lorna Marsh, përshkroi një metodë me tre këshilla që duhet të ndiqni kur zgjidhni një emër për fëmijën tuaj.

Mendoni nëse është popullor – Këshilla e saj është të mos zgjidhni emrat më të njohur, sepse shumë fëmijë do t’i kenë. Megjithatë, mos u shmangni as klasikëve, pasi ndonjëherë emrat e çuditshëm shpesh mund të shqiptohen ose shkruhen gabimisht. Zgjidhni ekuilibrin që ju përshtatet më shumë, pa shkuar në asnjë ekstrem.

Mendoni se si tingëllon emri – Mendoni se si do të tingëllojë emri kur ta thoni dhe nëse do t’i qëndrojë fëmijës dhe kur ai të rritet. Mos harroni ta thoni gjithmonë me mbiemrin, sepse është e rëndësishme që të tingëllojë bukur me të.

Mendoni për pseudonimet – Gjithmonë pyesni veten se çfarë lloj pseudonimi mund të jepet në bazë të emrit. Nuk do të ishte mirë nëse do të ishte një shaka mes fëmijëve. /Lajmi.net/