Tre kryeministra shqiptarë në Ballkan, Abazoviq zgjidhet kreu i qeverisë së Malit të Zi

Kuvendi i Malit të Zi për disa orë radhazi ka zhvilluar sot seancën, në të cilën janë marrë dy vendime tejet të rëndësishme.

Lajme

28/04/2022 20:09

Me 45 vota për dhe dy kundër, Dritan Abazoviq është zgjidhur kryeministër i nomenklaturës malazeze.

Kjo qeveri e re do të jetë qeveria e 43-të me radhë në Malin e Zi.

Ndryshe më parë ishte paralajmëruar se Qeveria e Malit të Zi do të ketë 18 ministri, katër zëvendëskryeministra dhe dy ministra pa portofol.

Pas dy dekadave, Mali i Zi zgjodhi një femër në krye të Kuvendit të Malit të Zi, Dijana Gjuroviq./Lajmi.net/