Tre hulumtues fitojnë Nobelin për Mjekësi

Hulumtuesit James Rothman, Randy Schekman dhe Tomas Suedhof janë shpërblyer për zbulimin se si qeliza organizon sistemin e vet të transportit.

Lifestyle

07/10/2013 11:58

Dy amerikanë, James Rothman dhe Randy Schekman, si dhe gjermani Tomas Suedhof kanë fituar Çmimin Nobel për Mjekësi për vitin 2013.

Çmimet janë shpallur sot në Akademinë Suedeze në Stokholm.

Tre hulumtuesit janë shpërblyer për zbulimin se si qeliza organizon sistemin e vet të transportit.

Rothman është profesor në Universitetin Yale, Schekman në Universitetin e Kalifornisë, ndërsa Suedhof në Universitetin Stanford.

Çmimi Nobel për Paqe, i cili është edhe më i shumëprituri, do të bëhet publik të premten.