Transferimi i Julian Alvarez nuk ndryshon gjërat – Haaland prioritet për Man City në merkaton e verës
Manchester City do të synojë nënshkrimin me një tjetër sulmues, përkundër transferimit të Julian Alvarez.

Sport
Julian Alvarez iu bashkua skuadrës së Manchester City nga River Plate, ndonëse sezonin do ta vazhdojë në Argjentinë, si i huazuar.
Ky transferim thuhej se mund të heq vëmendjen e City nga Haaland, por gjërat nuk qëndrojnë kështu.
Sam Lee nga ‘The Athletic’ raporton se City do të bëjnë çmos për të nënshkruar me Erling Haaland gjatë verës, transmeton lajmi.net.
Haaland gëzon edhe vëmendjen e Barcelonës dhe skuadrës së Real Madrid.
La Liga është një opsion dhe Premier League po ashtu një tjetër, për sulmuesin norvegjez. /Lajmi.net/