Transferim i papritur nga Barcelona te Manchester United (FOTO)
Manchester United nuk e ka ndërmend të ndalet këtë verë.
Sport
Duket se transferimi i Nemanja Maticit nuk do të jetë i fundit për skuadrën që drejtohet nga Jose Mourinho.
‘Sport.es’ shkruan se mesfushori i Barcelonës, Andre Gomes, po pëlqehet shumë nga trajneri portugez i Manchester Unitedit.
Gomes një vit më parë iu bashkua Barcelonës nga Valencia.
Një ofertë e mirë rreth 30 milionë euro, mund të bëjë që Barcelona të heq dorë nga mesfushori 23 vjeçar./Lajmi.net/