Transferi i parë i Guardiolas te Man City, nuk është Messi as Neymar

Pep Guardiola e dëshiron Luis Suarezin në Manchester City.

Sport

07/02/2016 08:17

Sipas Mirror, trajneri i Man Cityt nga sezoni i radhës, Pep Guardiola, dëshiron ta transferojë Luis Suarezin nga Barcelona.

Tekniku spanjoll tashmë i ka filluar planet për karrierën në Angli, dhe pritet të bëjë ofertë në vlerë të 40 milionë funteve për sulmuesin uruguajan.

Suarez përfaqësohet nga vëllai i Pep Guardiolas, Pere, gjë që mund ta bëjë kalimin e tij në Etihad më të lehtë, përcjell Lajmi.net.

Ish sulmuesi i Ajaxit dhe Liverpoolit, ka shkëlqyer këtë sezon në fanellën e Barcelonës, duke i shënuar 35 gola deri më tani.