Traktati i paqes Kosovë-Serbi, pas dialogut të tretë

Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit mendohet se do të rregullojë prezantimin e brendshëm të serbëve në Kosovë dhje kësisoj do të mbyllet çështja e veriut të vendit.

Lajme

15/06/2014 10:53

Gazeta Tribuna shkruan se deri në fund të këtij viti Prishtina dhe Beogradi duhet t’i kenë të mbyllura të gjitha çështjet e hapura dhe ta kenë zbatuar plotësisht marrëveshjen e arritur në prill të vitit të kaluar në Bruksel.

Prej janarit të vitit të ardhshëm, diplomatët perëndimorë presin që të dyja vendet të kenë nisur dialogun për mënyrën se si do të bashkëjetojnë, pa e njohur, por edhe pa e penguar njëri-tjetrin. 

Diplomatët perëndimorë synojnë që traktati i paqes të jetë si modeli që u përdor për traktatin e paqes midis dy Gjermanive, pas Luftës së Dytë Botërore, siaps të cilit Serbia do të duhet ta njohë sovranitetin territorial të Kosovës,, ta njohë legjitimitetin e saj ndërkombëtar dhe të zotohet se kufijtë, pavarësia dhe autonomia e Kosovës janë të paprekshme.