Ramadani për riparimin e vagonëve të Trainkos: Pushteti i dha kontratë Serbisë pas sulmit në Banjskë

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar në lidhje me kontratën e Ndërmarrjes Publike,  Trainkos ëpr renovim të vagonëve në Serbi. Ramadani tha se pas sulmit në Banjaska në shtator të 2023, menjëherë në vitin 2024 u realizua kjo kontratë. “Pas sulmit në Banjskë, pushteti biznes direkt në Serbi.  I japin kontratë Serbisë. Shkojnë në…

Lajme

23/08/2026 23:43

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar në lidhje me kontratën e Ndërmarrjes Publike,  Trainkos ëpr renovim të vagonëve në Serbi.

Ramadani tha se pas sulmit në Banjaska në shtator të 2023, menjëherë në vitin 2024 u realizua kjo kontratë.

“Pas sulmit në Banjskë, pushteti biznes direkt në Serbi.  I japin kontratë Serbisë. Shkojnë në Serbi për renovim të Vagonëve. Krejt kjo në vitin 2024.  Pra, veç pak muaj pas sulmit paramilitar në Banjskë. Paratë e popullit të Kosovës i çuan në Serbi”.

“Kur një punëtor i brendshëm e thotë këtë publikisht, në vend që të shkarkohet Ministrja, e heqin prej pune punëtorin! Tash SHKARKIMI ËSHTË PAK!  #DautHaradinaj të lumtë për pasqyrimin e të vërtetës”, ka thënë Ramadani.