Trajtoni sa më shpejtë problemet me mishrat e dhëmbëve, po rrezikoheni nga kjo sëmundje

Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund të rrisin rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit më vonë.

Lifestyle

24/01/2019 16:09

Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë se bakteret që shkaktojnë mishrat e gjakderdhjes, mund të arrijnë nga goja në tru, transmeton lajmi.net.

Shenjat e baktereve të sëmundjes së mishrave u gjetën në trurin e 51 prej 53 njerëzve me sëmundjen Alzheimer.

Gjetjet sugjerojnë se njerëzit që i pastrojnë dhëmbët siç duhet mund të ulin rrezikun e tyre nga sëmundja, që në gjuhen e popullit njihet edhe si çmenduri.

AD, gjithashtu e quajtur Sëmundja e Alzheimerit, ose thjesht Alzheimer, është forma më e zakonshme e demencisë.

Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë përpara.

Kur sëmundja përparon, simptomat përfshijnë ngatërresë, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.

Më pak se 3 përqind e individëve jetojnë më shumë se 14 vjet pas diagnozës. /Lajmi.net/