“Gazzetta dello Sport” zbulon “spiunin” e Shqipërisë (FOTO)
Selektori i ri i Italisë, Giampiero Ventura e ka ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës.
Sport
Giampiero Ventura e ka ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës.
Selektori i ri i Italisë e ka “spiunuar” lojën e ekipit kuqezi, kundërshtar i “Azzurrëve” në kualifikime për Kampionatin botëror 2018, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.
Ventura është emëruar në postin e selektorit të Italisë, kurse në garë ishte edhe strategu i tanishëm i Shqipërisë, Gianni de Biasi.
