Trajneri me përqindjen më të lartë të fitoreve në “epokën Perez” nuk është Zidane

Me Zinedine Zidanen në bankinë, Real Madrid ka arritur sukseset më të mëdha në historinë e Real Madrid, duke fituar tri sezone më radhë Ligën e Kampionëve.

Sport

21/05/2020 11:39

Përkundër këtyre sukseseve, Zinedine Zidane nuk është trajneri me përqindjen më të lartë te fitoreve të ‘Los Blancos’.

Trajneri që vazhdon të ketë përqindjen më të lartë të fitoreve te Real Madrid nën presidencën e Florentino Perez, është kiliani Manuel Pellegrini,

Pellegrini ka një rezultat të mirë, duke fituar 75 për qind të ndeshjeve (36 fitore në 48 duele).

Pas tij në këtë listë vjen Carlo Ancelotti, me 74.79 përqind, i ndjekur nga Jose Mourinho, me 71.91 për qind.

Trajneri aktual i Real Madrid, Zinedine Zidane, i ka fituar 65.8 për qind të ndeshjeve, ose më thjesht, në 199 ndeshje ka fituar 131 herë./Lajmi.net/