Trajneri i Nottingham flet për Aro Muric – sugjeron rikthimin tek Man City

Situata e Arijanet Muric tek Nottingham Forest duket se nuk ka gjasa për përmirësim.

Sport

03/01/2020 16:11

Portieri kosovar ka pasur një nga aventurat më të këqija të karrierës së tij, gjatë huazimit tek Nottingham Forest.

Trajneri i skuadrës nga Championship, Sabri Lamouchi, ka sugjeruar portierin kosovar që të kthehet tek Man City.

“Me shumë gjasë po, ne duhet të vendosim me klubin” ishte përgjigja e trajnerit, i pyetur për rikthimin e mundshëm të Aro, transmeton lajmi.net.

Aro Muric me shumë gjasë tashmë do të kthehet tek Man City, gjatë këtij muaji, me merkaton që është rihapur. /Lajmi.net/