Trajneri i Galatasarayt “live” në emision, e fton ish-lojtarin e Leicester t’i bashkohet klubit turk
Skuadra e Galatasarayt ka filluar menjëherë të bëjë pazaret për sezonin e ri dhe për garat e UEFA-s. Trajneri, Okan Buruk ishte i ftuar në një emision të sportit dhe gjatë transmetimit “live” ai i çon mesazh ish-lojtarit të Leicester Cityt, Youri Tielemans, shkruan Lajmi.net “Eja në Galatasaray”, ishte mesazhi që Buruk e tha “live”…

Sport
Skuadra e Galatasarayt ka filluar menjëherë të bëjë pazaret për sezonin e ri dhe për garat e UEFA-s.
Trajneri, Okan Buruk ishte i ftuar në një emision të sportit dhe gjatë transmetimit “live” ai i çon mesazh ish-lojtarit të Leicester Cityt, Youri Tielemans, shkruan Lajmi.net
“Eja në Galatasaray”, ishte mesazhi që Buruk e tha “live” në emisionin sportiv turk.
Mesfushori belg e ka mbyllur aventurën me ekipin nga Championshipi i Anglisë, Leicester City dhe pritet që të gjejë një skuadër të re.
Mëqenëse është “lojtar i lirë”, skuadra e Galatasarayt ka shprehur dëshirë për ta transferuar dhe ndoshta është objektivi i tyre kryesor gjatë afatit kalimtar.
Kujtojmë që vikendin e kaluar, skuadra ku luan edhe futbollisti kosovar, Milot Rashica festoi titullin kampion në Superligën e Turqisë./Lajmi.net/
Okan Buruk'tan Youri Tielemans'a "Come to Galatasaray"
🔗https://t.co/pNqXhzU3lx
🔗https://t.co/pNqXhzU3lx pic.twitter.com/3ykgtJbGXh— Tivibu Spor (@tivibuspor) June 8, 2023