Trajneri i Galatasarayt dëshiron të bëjë pazar me Chelsean: Jemi interesuar, por disa lojtarë duan paranë

Skuadra e Galatasarayt është duke punuar për afatin e transferimeve meqenëse klubi luan edhe në UEFA Champions League sezonin e ri. Trajneri, Okan Buruk po punon shumë dhe gjatë një interviste e pranoi se ka edhe lojtar të Chelseat që mund t’i bashkohen klubit nga Superliga e Turqisë, shkruan Lajmi.net Por, ai thotë se disa…

Sport

13/06/2023 22:39

Skuadra e Galatasarayt është duke punuar për afatin e transferimeve meqenëse klubi luan edhe në UEFA Champions League sezonin e ri.

Trajneri, Okan Buruk po punon shumë dhe gjatë një interviste e pranoi se ka edhe lojtar të Chelseat që mund t’i bashkohen klubit nga Superliga e Turqisë, shkruan Lajmi.net

Por, ai thotë se disa prej tyre janë dëshirojnë qëndrimin në Premier League, kurse disa të tjerë janë duke pritur ofertat nga Arabia Saudite.

“Ka shumë lojtarë të Chelseat që ne i duam në skuadër. Por, e rëndësishme është që disa prej tyre dëshirojnë qëndrimin në Premier League, kurse të tjerët po presin Arabinë Saudite. Ne jemi në një kohë që paraja është më e rëndësishme, si te lojtarët ashtu edhe te klubet”, u shpreh Buruk.

Një nga synimet e këtij afati të Buruk është edhe mbajtja e futbollisti kosovar, Milot Rashica. Deri tani Galata ka ofruar vetëm 5 milionë euro te Norwich City, por klubi nga Champioship kërkon plotë 10 milionë euro./Lajmi.net/