Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot: Drita e rrezikshme në kundërsulme, luan futboll të mirë gjithashtu

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka vlerësuar lartë Dritën.

Sport

21/07/2021 19:49

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka mbajtur konferencën për shtyp para mediave në orën 18:30 gjatë ditës së sotme menjëherë pas ardhjes së tij në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Slot vlerësoi lartë skuadrën e Dritës, të cilën e cilësoi si të rrezikshme me kundërsulmet e tyre por edhe që luan futboll të bukur.

“Ata luajnë futboll të mirë, por mos iu bëni shumë presion sepse kanë anësor tepër të shpejtë, veçanërisht në kundërsulme”, tha ai.

“Fusha dhe stadiumi duken mirë, ata e ujitin barin gjë që është mirë për ne”, shtoi ai.

Slot u pyet edhe për kushtet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Ju mund të luani futboll në pothuajse çdo fushë, por mendoj që stadiumi dhe kushtet e fushës janë të mirë për nesër”, përfundoi Slot.

Drita do të ndeshet me Feyenoord nesër me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/