Trajneri i Dritës komenton shortin: Kemi një kundërshtar të vështirë
Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, e ka cilësuar si të vështirë tërheqjen e shortit për rundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në këtë rund, Drita do të përballet me skuadrën e njohur nga Çekia, Viktoria Plzen. Duelin e parë, Drita do ta luajë në udhëtim kurse të kthimit në Kosovë. Ndeshjet e para…
Sport
Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, e ka cilësuar si të vështirë tërheqjen e shortit për rundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Në këtë rund, Drita do të përballet me skuadrën e njohur nga Çekia, Viktoria Plzen. Duelin e parë, Drita do ta luajë në udhëtim kurse të kthimit në Kosovë. Ndeshjet e para të këtij rundi, do të zhvillohen më 27 korrik, ndërsa ato të kthimit pas një jave. Te Drita kanë pranuar se shorti nuk ishte aspak i lehtë, ndërsa trajneri Vavalis ka pranuar se ekipi i tij nuk është aspak favorit përball Plzenit.
“Një ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi një kundërshtarë shumë të vështirë, një kundërshtarë që viteve të fundit ka luajtur në faza të grupeve. Klubi jonë në vitet e fundit e ka dëshmuar që kundër kundërshtarëve të fort ka pasur performanca të shkëlqyera dhe shpresojmë shumë që edhe këtë vit të bëjmë mirë dhe pse jo të shkaktojmë befasi. Të gjithë e din që ne nuk jemi favorit për këtë ndeshje por ne do të luftojmë për shanset tona. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe një mundësi e mirë për të gjithë lojtarët tanë dhe për tifozët tanë që të shohin një ndeshje rivalizuese”, ka thënë Vavalis.
Për Dritën, kjo do të jetë hera e shtatë që do të paraqitet në garat e UEFA-s.