Trajneri i Bremen për Rashicën: Është një djalosh fantastik

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, i ka thurur lëvdate yllit të Kosovës, Milot Rashica.

Sport

09/03/2019 09:34

Rashica shkëlqeu në fitoren 4:2 të Werder Bremen në shtëpi kundër Schalkes.

Djaloshi i artë nga Vushtrria, ishte lojtari i ndeshjes me dy gola të shënuara në këtë ndeshje.

“Jam shumë i lumtur për të sepse është djalosh fantastik që punon shumë dhe ka kaluar nëpër një situatë të vështirë në fillim këtu”, u shpreh ai.

“Në dhjetor të vitit të kaluar, atij i janë dhënë disa shanse. Është kritikuar, por është i ri dhe futbolli e ka kështu. Mënyra se si e shënoi golin e dytë, është fantastike”.

Kujtojmë se ky ishte goli i pestë i Rashicës në vitin 2019, aq ka shënuar edhe Robert Lewandowski./Lajmi.net/