Trajneri i Barcelonës me lajm fantastik për Coutinhon
Ernesto Valverde është duke menduar aktivizimin e Coutinhos si titullar ndaj Alavesit.

Sport
Philippe Coutinho mund të luajë për herë të parë si titullar te skuadra e Barcelonës.
Përforcimi i ri zhvilloi ndeshjen e tij të parë te gjiganti katalan në takimin e kthimit ndaj Espanyolit në çerekfinalen e Copa del Rey.
Por, mediat spanjolle raportojnë se trajneri Ernesto Valverde është duke menduar aktivizimin e Coutinhos si titullar ndaj Alavesit, përcjell “lajmi.net”.
Coutinho mund të luajë edhe në një rol më të tërhequr në rast të mungesës së Andres Iniestas. /Lajmi.net/