Trajneri i Arbërisë, Morina: Fati ke me neve, kënaqësi të luash në Suharekë

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina është deklaruar pas fitores ndaj Ballkanit.

Sport

06/05/2021 17:21

Arbëria mposhti Ballkanin në Suharekë me rezultat të ngushtë 2 – 3, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Morina tha se është kënaqësi të luash në Suharekë, por ka paralajmëruar lojtarët të mos tregohen të papjekur.

“Duhet me e thanë atë që më flenë në shpirt, në Suharekë është kënaqësi të luash gjithmonë, në një ambient të mirë dhe kundër një ekipi që ka bërë revolucion në futbollin tonë. Si duket ne kemi qenë më pak të ngarkuar dhe e kemi shfrytëzuar këtë rast. Ne po tregojmë një papjekuri në lojë, sepse kur po kemi rezultat si vendas ne po pësojmë, mandej po fitojmë si mysafir”.

“Kemi disa lojtarë të lënduar dhe disa lojtarë me kartonë, mirëpo ajo që e ka karakterizuar Arbërinë nga fillimi është se të gjithë e japin 100% e tyre dhe mundohen në mënyrën më të mirë me i mbrojt ngjyrat e klubit. Për sot mund të them që edhe fati ke me neve”, theksoi ai.

Arbëria mbetet në garë për mbijetesë, ngase renditët në pozitën e tetë në tabelë./Lajmi.net/