Tragjike: Një grua në Gjakovë vdes pasi ra nga Ura e Moglicës
Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura e Moglicës, në Gjakovë. Rastin e ka konfirmuar togeri i stacionit policor në Gjakovë, Sheremet Elezaj. Elezaj pohoi se viktima kishte rënë në ujë, teksa njësitet mjekësore e shoqëruan drejt spitalit të Gjakovës. “Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar…
Lajme
Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura e Moglicës, në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar togeri i stacionit policor në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Elezaj pohoi se viktima kishte rënë në ujë, teksa njësitet mjekësore e shoqëruan drejt spitalit të Gjakovës.
“Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor” deklaroi Elezaj.
Fatkeqësisht, viktimës iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.
“Rreh orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë” shtoi Elezaj për indeksonline.
Ai bën me dije se njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rastin.